Presidenti meksikan i bën thirrje popullit: 'Dilni dhe darkoni jashtë. Vazhdoni jetën normale'

Meksika, duket se nuk po bën asgjë për të luftuar koronavirusin. Kështu, presidenti i vendit Andres Manuel Lopez Obrador, ka ftuar popullin e tij: “të mos ndalojë së dali jashtë shtëpisë, duke mos u frikësuar përpara emergjencës së krijuar nga koronavirusi.”

Madje, ai ka deklaruar se: “nëse keni dëshirë dhe mundësi financiare, vazhdoni të dilni jashtë me familjen dhe darkoni në restorante. Bëjeni këtë për të forcuar ekonominë familjare dhe ekonominë e vendit”.

Lopez Obrador, ka deklaruar se vendi është ende në fazën e parë të emergjencës, nga ku infektimi vjen vetëm nga pacientë të cilët vijnë nga jashtë kufirit. Ai shtoi se do të jetë po vetë ai kur të deklarojë se kur të ndalohet për t’u dalë jashtë shtëpisë.

“Nëse gjithçka e paralizojmë pa një arsye konkrete, nuk bëjmë asgjë të mirë, nuk ndihmojmë”, ka thënë Obrador. Ai ka rikujtuar se qeveria po përgatitet për emergjencë në rast se është e nevojshme, por ka deklaruar që askush të mos frikësohet për shkak të situatës që mund të krijohet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet