Princi Charls, rezulton pozitiv me koronavirus. Tashmë ka nisur karantinën në Skoci

Princi Charls, i pari në linjë për të marrë fronin mbretëror pas të ëmës Elisabetë e dytë, është testuar pozitiv me koronavirus dhe pas këtij njoftimi ai ka nisur karantinën personale në Skoci. Një një deklaratë për shtyp, pallati mbretëror ka deklaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi është virus që mund të kapë këdo dhe princi është tashmë në karantinë sipas procesit të kërkuar.

“Princi i Wellsit ka rezultuar i testuar pozitiv me koronavirus. Ai ka shfaqur disa simptoma, por megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe ai është në gjendje të mirë, teksa po punon nga shtëpia gjatë këtyre ditëve si zakonisht”.

“Dukesha e Cornwall është testuar gjithashtu, por nuk është prekur nga virusi. Në bashkëpunim me rregullat e qeverisë dhe këshillat e mjekut, princi dhe dukesha janë tashmë në vetëkarantinë në shtëpinë e tyre në Skoci. Testimi do të kryhet nga NHS në Arberdeenshire kur ata të plotësojnë edhe kriteret për t’u testuar”.

“Nuk është akoma e qartë se si dhe nga kush Princi është infektuar me koronavus. Mbase për shkak të numrit të lartë të takimeve që ai zhvillon në publik gjatë javëve të fundit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga pallati mbretëror.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet