Princi Filip ka vdekur. Mbretëresha Elisabetë mban të fshehur vdekjen e të shoqit

“Princi Filip ka vdekur, por mbretëresha Elisabetë nuk mund ta thotë”. Zi dhe sekret në pallatin mbretëror. Sekreti duket se prej ditësh ka rënë në sy të mediave britanike dhe rrjeteve sociale. Sipas këtyre thashethemeve, princi Filip, 98 vjeç, duket se ka vdekur por mbretëresha e mban sekret, sepse për shkak të situatës së koronavirusit, zhvillimi i një funerali do të ishte shumë i rrezikshëm. Është e vërtet apo jo ky thashem, ende nuk dihet.

Mes gjithçkaje që ka vënë në alarm madhërinë e saj, sipas BBC, është edhe hipoteza e dërgimit në media e një mesazhi televiziv të jashtëzakonshëm për kombin. Hera e fundit që sovranja ka folur si “surprizë”, ka qenë vitin 2002, kur vdiq e ëma në moshën 101 vjeçare.

Vjeshtën e kaluar, princi Filip u godit nga një hemoragji cerebrale e fortë. Për këtë arsye është shtruar në spital përpara krishtlindjes. Sipas mediave britanike, princi duket se ka ndërruar jetë këto ditë, por mbretëresha është e detyruar ta mbajë në heshtje për të evituar shumë probleme. Nga ana tjetër, familja mbretërore ka përgënjeshtruar zërat me një postim në rrjetin Instagram.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet