Priten protesta sot në veri të mitrovicës

Situatë e tensionuar në veri të Mitrovicës. Serbët që banojnë atje, për shkak të vendosjes së disa njësive speciale të kosovës, do të protestojnë në orën 12:00 në sheshin Car Llazar (veri të mitrovicës). Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd - Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm. “Shqiptarët kanë dërguar në veri pa lejen e NATOs dhe faktorëve tjerë 17 automjete të blinduara të tipit Kobra me pjesëtarë të njësisë speciale, me qëllim të provokimit të një konflikti të gjerë në atë pjesë të territorit”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet