Profesorët e kimisë prodhonin drogë në laboratorët e universitetit

Kanë shfrytëzuar kompetencat e tyre në Kimi për të prodhuar drogë. Terry David Bateman, 45 vjeç dhe Bredlay Allen Rowland, 40 vjeç nga Arkanksasi, kanë shfrytëzuar kapacietet në Kimi dhe laboratorët e universitetit të punës së tyre, për të krijuar drogëra sintetike.

Të dy profesorët kanë prodhuar metanfetaminë në laboratorin shtetëror Henderson në Arkadelphia, deri në momentin kur aroma e çuditshme e cila vinte nga larboratorët i ka tradhëtuar. Për të mos lënë dyshime mbi këtë punë, ata kanë bllokuar një pjesë të zonës dhe kanë nisur analizat për krijimin e drogës.

Nga dyshimet e para është vënë re se në zonë kishte një arome të fortë benziclorumit, një përbërës i cili përdoret për të ndihumuar në prodhimin e metanfetaminës në laborator. Sherifi i qytetit ka arritur të akuzojë profesorët si përgjegjës për prodhimin e drogës nga ku më pas i ka arrestuar. Laboratorët e universitetit janë rihapur sërisht, me shpresën se puna do të vazhdojë shumë normalisht deri në fund të vitit shkollor.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet