
Prokuroria vë nën akuzë për korrupsion bankën BBVA
Prokuroria spanjolle kërkoi sot vënien nën akuzë të bankës së dytë më të madhe të vendit, BBVA, si person juridik, për përfshirjen e saj në një aferë përgjimesh të paligjshme ku ishte i përfshirë një ish-polic.
”BBVA është e dyshuar për korrupsion dhe zbulim të sekreteve”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion.
Gjyqtari i ngarkuar për çështjen në Gjykatën Kombëtare, gjykatë e lartë e ngarkuar për çështjet financiare, pritet tashmë të vendosë nëse do të vërë nën akuzë apo jo bankën.
Në fillim të korrikut, nëntë ish-drejtues si dhe drejtues aktualë të bankës u vunë nën akuzë në po të njëjtën çështje për të njëjtat krime të dyshuara /Ata/
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet