Protesta në Argjentinë. Kërkohet legalizimi i marjuanës edhe në jetën e përditshme

“Nëse marjuana është e ligjshme në Kaliforni dhe diku tjetër, pse të mos jetë edhe në Argjentinë”. Ky është shkaku për të cilin mijëra persona kanë mbushur rrugët e Buenos Aires duke kërkuar legalizimin e kanabisit në Argjentinë. Situata në vend është shumë e komplikuar. Nga njëra anë manifestuesit kërkojnë legalizimin edhe në shërbimet e përditshme, nga ana tjetër marjuana është e ligjshme për shërbime mjeksore, por në realitet ligji nuk zbatohet. Kjo është ajo që thonë publikisht disa aktivistë të cilët kundërshtojnë edhe çensurën në internet.

Nga Buenos Aires në Argjentinë deri në Lima në Peru. Edhe këtu aktivistët kërkojnë vetëm ndryshimin e ligjit nga qeveria për përdorimin e marjuanës në shërbimet mjeksore si dhe shitjen dhe përdorimin e lirë në treg. Kjo vjen sipas një ligji të votuar nga qeveria konservatore e cila 60 ditë nga votimi nuk është firmosur nga autoriteti.

“Marjuana është e ligjshme si përdorim në mjekësi në vendin tonë dhe njihet si ilaç. Kemi patur rezultate gjatë shtatë muajve dhe tani shpresojmë që ligji të respektohet”, thekson një grua gjatë manifestimit. Vendet fqinje si Kolumbia dhe Kili lejojnë përdorimin e marjuanës në mjekësi pa asnjë problem. Uruguaji sapo ka finalizuar legalizimin e marjuanës edhe për shërbime të përditshme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet