Protesta në Greqi: Maqedoia është greke

Qindra mijëra grekë kanë protestuar në Athinë me pretendimin se Maqedonia i takon Greqisë. "Maqedonia është greke dhe vetëm greke", "Ne jemi maqedonasit e vërtetë" dhe "Larg duart nga Maqedonia" ishin disa nga thirrjet që bënë protestuesit. Nga i gjithë vendi u mblodhën rreth 2500 njerëz të cilët u vendosën para parlamentit në Sheshin Sintagma. Grekët e pretendojnë emrin Maqedoni si pjesë të trashëgimisë historike. Athina insiston që vendi fshinj ta ndryshojë emrin "Republika e Maqedonisë", pasi maqedonasit e vërtetë sipas tyre janë vetëm grekët. Pas një raundi të ri bisedimesh me ndërmjetësimin e OKB-së u bë e ditur, se qeveria në Athinë e pranon kompromisin për emrin "Gorna Makedonija" (Maqedonia e Epërme).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet