Protesta në Sllovaki. Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Fico dhe hetim për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak

Mijëra persona kanë dalë në sheshet kryesore të Bratislavës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico dhe qeverisë së tij, për shkak të vrasjes së një gazetari i cili shkaktoi tërmet në të gjithë vendin dhe zemërim në publikun vendas. Jan Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë gjetur të vrarë brenda shtëpisë së tyre në bratislavë me 25 shkurt. Policia ka thënë se vdekja e gazetarit ka të bëjë lidhur ngushtë me punën e tij dhe lidhjen me hetimin e rezultatit të një artikulli ku bëhej fjalë lidhja e ngushtë mes politikanëve më të mëdhenj të vendit me mafian italiane.

Media sllovake e ka quajtur manifestimin si nga më të mëdhenjtë që pas vitit 1989, fill pas revolucionit Velvet me thyerjen e pushtetit komunist në Çekosllovaki. Me mijëra të tjerë kanë marshuar në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa me qindra kanë manifestuar nëpër Europë. Organizuesit e protesave kanë kërkuar hetim për vdekjen e gazetarit Kuciak dhe një qeveri të besueshme. “Politikanët në fuqi kanë humbur besimin tonë”, ka thën Maria Kuliova. “Ne nuk besojmë më në garantimin dhe hetimin e pavarur. Ata kanë humbur besimin në hetimin e skandaleve edhe të mëparshme”, ka shtuar ajo.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet