Protesta në Tel Aviv kundër qeverisë së korruptuar të Benjamin Netanyahut

Mbi 20 mijë izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv duke kundërshtuar qeverinë e korruptuar dhe kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet nën një hetim kriminal në lidhje me abuzim ndaj pushtetit. Protesta ka qenë më e madhja e zhvilluar ndaj problemit të korrupsionit në lidhje me qeverinë Netanyahu, i cili kundërshton çdo akuzë.

Ai akuzohet për përfshirje kriminale në dy raste. Rasti i parë është marrja e rryshfeteve dhe parave nga biznesmenë të fuqishëm dhe rasti i dytë përfshin marrveshjen e një gazete me krah qeveritar në shkrime të ndryshme në favor të qeverisë. Protesta zhvillohet vetëm një javë para ratifikimit në parlament të ligjit për mospërfshirjen e policisë në të dyja rastet kriminale ndaj hetimit mbi Netanyahun.

Nga ana tjetër, vetë kryeministri ka deklaruar se nuk ka asnjë interes në promovimin e ligjeve personale dhe se ai nuk ka marrë asnjë perfitim financiar nga të dy sponsorimzimet. Ai e ka quajtur veten si një viktimë e politikës së vendit duke e gjuajtur dhe hetuar atë në mënyrë të padrejtë. “Nuk ka për të ndodhur asgjë sepse nuk ka asgjë”, është shprehur Netanyahu. Nëse gjykata do të gjejë provat e mjaftueshme, ai mund të dënohet dhe do të ketë presionin e heqjes dorë nga drejtimi i qeverisë ose do të ketë të drejtën të kërkojë sërisht një tjetër mandat.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet