Provoi zyrtarisht se nuk ishte Saddam Hussein

Apple refuzon kthimin e iPhon-it deri ne konfirm zyrtar

Apple ka kërkuar të falur ndaj një konsumatori, pasi ata refuzuan kthimin e produktit derisa ai provoi se nuk ishte Saddam Hussein. Sharakat Hussain, një 26 vjecar nga Birmingham në Britani, kishte blerë një iPhone 7 për motrën e tij, por vendosi ta kthente sërisht pas një muaji. Pas disa javësh ai merr një email, në të cilin i kërkohej të provonte se ai nuk ishte “diktatori iraken Saddam Hussain”. “Mendova fillimisht se emaili duhet të ishte spam, por kam ngelur i habitur kur mësova se gjithcka ishte e vërtetë. Cne unë që të kisha lidhje me Saddamin”, ka thënë Hussain për një media britanike.

26 vjecari me profesion shofer, është informuar se për shkak të mbiemrit të tij ndodhet në “listën e zezë”, pra ai nuk ka të drejtë të blejë ose shesë iPhon. Procesi kërkonte hetimin e gjerë të blerësit “në këtë rast Hussain” dhe pas shumë kohësh i bëhet e ditur se gjithcka ishte gabim në ngatërrimin e tij me ish-presidentin iraken. Njëri nga zëdhënësat e Apple në qytet, ka deklaruar se “ne i kërkojmë të falur klientit tonë. Megjithatë ne jemi të detyruar të hetojnë identitetin teksa procesi është kundërshtuar nga ana jonë. Letra që i është dërguar atij është gabim nga ana jonë, gjë e cila nuk duhej të ndodhte”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet