Punonjësi i Costa Diadema shtrohet në spitalin qipriot pasi u infektua me koronavirus

Një punonjës, pjesë e një anieje turistike italiane e cila ndaloi në brigjet e Qipros, është shpënë urgjent në spital pasi ka shfaqur simptomat e koronavirusit. Sipas medias vendase, Costa Diadema ka mbërritur në brigjet e portit Limassol në orët e para të mëngjesit, teksa njëri nga pjestarët e stafit po transportohej në spitalin e përgjithshëm Limassol.

Media lokale raporton se “pjestari i stafit të anijes ka shfaqur simptomat e Covid-19, ndërsa kapiteni i anijes ka kërkuar nga autoritetet qipriote për ndihmë pasi gjendja shëndetësore e punonjësit nisi të rëndohej. Anija është afruar në zonë duke ndaluar në orën 2.30 minuta të mëngjesit, me leje nga drejtoria e portit duke bërë që punonjësi të transportohej menjëherë në spitalin Limassol.

Costa Diadema ka një kapacitet prej 5.000 pasagjerësh por ishte duke udhëtuar pa asnjë pasagjer duke ndjekur urdhërin e largimit të punonjësve nga kompania për shkak të koronavirusit. Anija është larguar fillimisht nga porti i Dubait duke hyrë në mesdhe përmes kanalit të Suezit. Bëhet e ditur se pas ngjarjes, anija është nisur menjëherë për në Itali.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet