Punonjësi i Delta Airlines vritet me armë brenda aeroportit të Atlantas

Një punonjës i kompanisë amerikane ajrore Delta Airlines, ka gjetur vdekjen pasi është gjetur i gjuajtur me armë në aeroportin ndërkombëtar të atlantas. Departamenti i policisë së College Park, deklaroi se kanë gjetur trupin e Alexis Reed, 30 vjeç në njërin nga parkingjet e aerportit rreth orës 10.30 të mbrëmjes.

Në deklaratën publike të dhënë nga policia lokale, theksohet se 30 vjeçari është gjuajtur disa herë me armë, ndërkohë pasi është gjetur trupi i tij është çuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. “Ngjarja po hetohet si vrasje dhe larje hesapesh. Për momentin nuk ka të dyshuar”, thuhet nga policia.

“Delta Airlines është duke vuajtur për njërin nga personat e kompanisë”, është shprehur Delta Airlines. “Ne ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë. Jemi duke punuar dhe hetuar ngjarjen në bashkëpunim me oficerët e policisë dhe ata të drejtësisë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet