Putin i uron fitoren Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar homologun e vet turk Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij si president të Truqisë. Lideri rus i ka dërguar një telegram urimi Erdogan dhe mënjëherë më pas e ka marrë në telefon gjatë orëve të pasdites."Presidenti rus nënvizoi se rezultaet tregojnë autoritetin politik të Presidentit Erdogan, mbështetjen për linjën e tij politike në përballjen me sfidat socio-ekonomike që i duhet Turqisë të jetojë, si dhe linjën e tij të përforcimit të pozicionit të politikës së jashtme të vendit", shkruhet në një komunikatë të Kremlinit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet