Qeveria australiane ul numrin e vizave të punës

Qeveria australiane ka marrë një vendim drastik, duke ulur ndjeshëm numrin e vizave të përkohshme të punës në vend, për shkak se australianët duhet të kenë prioritet mbi të huajt, në vendin e punës. Kryeministri konservator Malcolm Turnbull ka deklaruar së heqja e progamit të vizave 457, i cili lejon të punosh dhe të jetosh në Australi deri në katër vjet, do të zëvendësohet tani me dy viza më afatshkurtra, me kusht provimin e gjuhës angleze. Viza 457, i cili do të vazhdojë të jetë disponibël për disa profesione si infermierë, apo kuzhinierë, u krijua për të rritur numrin e punëtorëve më pak të kualifikuar, por ishte përdorur nga ndërmarrjet për të paguar më pak emigrantët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet