Qeveria e May nuk do mund të dalë nga Brexit: David Davis lë kabinetin

David Davis, Sekretari që udhëhoqi negociatat e BREXIT, dha dorëheqjen sot. Ai e pa veten si një negociator të dobët në qeverinë e Theresa May. Në letrën e tij, Davis i tha kryeministres May se "trendi aktual i politikës dhe taktikave" po e bënte atë "të duket gjithnjë e më pak e mundshme" se Britania e Madhe do të linte bashkimin doganor dhe tregun e vetëm. Davis, i cili u emërua sekretar i Brexit në vitin 2016, tha: "Drejtimi i përgjithshëm i politikës do të na lërë në një pozicion të dobët negociues dhe ndoshta një të pashmangshëm". Kryeministrja pasi falenderoi për puën e pranoi dorëheqjen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet