Qeveria federale e Meksikës ndalon punën. Të gjithë do të punojnë nga shtëpia

“Meksika do të ndalojë të gjitha punët jo shumë të rëndësishme shtetërore që sot për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit”, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Hugo Lopez Gatell Ramirez.

“E gjithë qeveria federale do të ndalojë punën dhe të gjithë drejtuesit e zyrave do të kontrollojnë për të parë se kush është esenciale të evitojë operacionet e punës nëpër institucione”, ka thënë Gatell, në rrjetin sociale Twitter.

Në një postim të dytë në Twitter, Gattel kërkoi që “sektori privat të punojë në një strategji të tillë që të mund të minimizojë sa të jetë e mundur numrin e punonjësve të cilët mund të punojnë nga shtëpia”. Vdekjet në Meksikë u rriten për shkak të koronavirusit me 475 raste deri tani.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet