Quebec në Kanada, ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike dhe institucionet qeveritare

Provinca kanadeze e Quebec ka kaluar në parlament ligjin për ndalimin e mbulimit të fytyrës në vendet publike për të gjithë personat që kanë burkë dhe niqab, ndërsa i detyron qytetarët të heqin vellon mbuluese teksa janë në transport publik apo kur marrin shërbimet publike. Ligji i vendosur të mërkurë është dashur të punohet prej dy vjetësh nga liberalët qeverisës. Vendimi përfundimtar është kundërshtuar nga kritikët, ku sipas tyre në qendër të vëmendjes vihet gruaja muslimane dhe ku një pjesë e provincës frankofone debaton për identitetin, besimin dhe tolerancën.

Kryetari i provincës Quebec, Philippe Couillard, ka mbrojtur ligjin duke thënë se ky është një vendim i ri. “Ne jemi duke e zbatuar ligjin e sapo abroguar për arsye të lidhjes së komunikimit, identitetit dhe sigurisë. Shërbimet publike duhen dhënë dhe marrë me fytyrë jo të mbuluar”, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi. “Ne jemi një shoqëri e lirë demokratike. Ti me flet mua dhe me fytyrë të mbuluar nuk më ke respektuar absolutisht. Ti duhet të shohësh fytyrën time dhe unë tënden. Nuk ka gjë më të thjeshtë”.

Ligji në fakt, është krijuar kryesisht për të bërë ndalimin e fytyrës për të gjithë ata që marrin shërbimee nga departamentet qeveritare dhe institutet financiare të provincës, sidomos nga universitetet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet