Qyteti Daraja në Siri merr ndihma pas 4 vjetësh

Qyteti i Sirisë, Daraja, pas 4 vitesh izolim ka marrë ndihma për herë të parë. Ndihma u është dhënë nga organizata bamirëse e Kryqit të kuq. Në muajin prill OKB lëshoi alarmin, duke thënë se qyteti ka mungesa të mëdha të ushqimeve, ujit dhe barnave. Zyrtarët humanitarë të OKB, u shprehën se Kryqi i kuq po shpërndan vaksina, qumësht për foshnjat, ushqime dhe ilaçe. Qyteti Daraja në jug të Damaskut, do të qëndrojë në armëpushim për 48 orë që nga mëngjesi i sotëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet