Ramzan Kadyrov shtrohet në spital me Covid-19

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov raportohet se është i sëmurë me Covid-19. Burime të besueshme deklarojnë se Kadyrov është çuar në Moskë me një avion privat. Lajmi është konfirmuar një ditë më vonë nga një agjenci ruse lajmesh, e cila deklaron burimin e një spitali anonim, duke thënë se “43 vjeçari është shtruar në spital me Covid-19”.

Sekratari i medias Akhmend Dudayev, deklaron se “shefi i tij është nën kontroll me shëndetin edhe pse i shtruar në spital”, por nuk ka specifikuar llojin e sëmundjes. Sipas Baza, një media sociale e lidhur me qeverinë ruse, presidenti çeçen ka arritur në Moskë të mërkurë në darkë dhe është diagnostifikuar me pneumoni në të dyja anët e mushkërive, me dyshimin se mund të ketë Covid-19.

“Kadyrov është shtruar në njërën nga klinikat më të mira në Moskë. Ai ka shfaqur simptomat e para disa ditë më parë. Pak më vonë gjendja e tij është rënduar dhe doktorët kanë rekomanduar për mjekim më të mirë këtu në Moskë”, shkruhet në kanalin informativ.

Nuk bëhet e ditur se si presidenti çeçen mund të jetë infektuar me koronavirus. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë kanë zhvilluar disa vizita në spital duke takuar të infektuar në rajon. Drejtuesi i task forcës së pandemisë në vend, para një muaji u infektua me koronavirus.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet