Raporti, 50 qytetet më të rrezikshme në botë

Kujdes! Ka dhunë dhe vrasje në nivele të larta

Të gjithë kemi dëshirë të udhëtojmë e të kalojmë pushime të qeta, por duhet të jemi të informuar se ka edhe vende dhe shtete ku dhuna dhe vrasjet kanë kapur shifra të frikshme. Për këtë arsye është hartuar një raport i cili na tregon se cilat janë qytetet me nivel të lartë kriminaliteti.

Amerika Jugore dhe Qëndrore mbizotërojnë në listën e zezë të qyteteve më të dhunshëm duke vazhduar më pas me Shtetet e Bashkuara dhe Afrikën e Jugut.

Los Cabos, në Meksikë, është emëruar qyteti më i dhunshëm në botë sipas një raporti të ri, me Caracas, Venezuelën dhe Acapulco në vendin e dytë dhe të tretë. Nga 50 qytete, 42 prej tyre janë në Amerikën e Jugut.

Në Shtetet e Bashkuara, qytetet e St Louis, Baltimore, New Orleans dhe Detroit gjithashtu vijojnë listën, me Cape Town, Durban dhe gjirin Nelson Mandela, të Afrikës së Jugut dhe më pas edhe me Xhamaikan, Hondurasi, Porto Riko, Kolumbia, El Salvador dhe Guatemala.

Brazili ishte vendi që paraqiste numrin më të madh të qyteteve më të dhumshme duke numëruar, 17 qytete dhe duke u ndjekur nga Meksika, Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara.

Më pas lista kompletohet me Seguridad, Justicia dhe Paz dhe sipas të dhënave këto qytete renditen sipas numrit të vrasjeve për 100 mijë banorë.

Në rastin e St Louis, hulumtuesit zbuluan se ai kishte 205 vrasje në 2017 të një popullsie prej 300,000 me një normë vrasje prej 65,83 për 100,000 njerëz, duke e renditur atë në vendin e 13-të. Dhuna në shtetin e Misurit ka qenë në rënie që nga trazirat e Fergusonit të vitit 2014 dhe 2015.

Studiuesit e kësaj fushe zbuluan se, krahasuar me vitin 2016, ka pasur një rënie të dukshme të dhunës në Honduras, me vetëm dy qytete të veta në listë që shënojnë rënie nga radhët e tretë dhe të katërt në 26 dhe 35.

Raporti vlerëson qeverinë e Hondurasit për përpjekjet e saj për të goditur grupet e organizuara kriminale dhe rivendosjen e rendit në burgje.

Një vend tjetër që shënoi një rënie të dhunës ishte Venezuela, edhe pse kjo sipas raportit nuk ishte në një nivel të kënaqshëm. Sepse arsyeja nuk ishte për shkak të uljes së dhunës në këtë shtet, por se kontrolli qeveritar nuk kishte me autoritet dhe nuk kishte mundësi të llogariste nivelin e kriminalitetit në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet