Regjizori Chang Kai, vdes së bashku me familjen e tij nga koronavirusi

Janë infektuar njëri pas tjetrit me koronavirus teksa ndodheshin brenda shtëpisë së tyre në Wuhan, epiqendra e epidemisë, në një makinë izolimi të krijuar nga autoritetet pasi spitali për COVID-19 tashmë i tejmbushur nuk kishte më shtretër të lirë. Në xhiron e disa javëve kanë vdekur të gjithë njëri pas tjetrit, të vrarë nga virusi. Gjithçka ka ndodhur edhe për regjizorin Chang Kai me babain, nënë dhe motrën e tij.

Tashmë edhe gruaja e tij “kineaste kineze” është në kushte kritike. Kjo është njëra nga historitë dramatike që vjen pikërisht nga zona e virusit. I vetmi që ka mbetur pa u sëmurur nga e gjithë familja është djali i regjizorit, i cili jeton prej disa kohësh në Londër. Që nga shtrati i vuajtjes, i ka drejtuar një letër mesazh të birit dhe të tjerëve në momentin kur gjithçka ishte në fund. “Lamtumirë tim biri dhe të gjithë atyre që më kanë dashur”.

I pari që ka shfaqur edhe simptomat e koronavirusit ishte babai i regjizorit në muajin Janar. Pas disa tentativash të dështuara për t’u shtruar në spitalin e Wuhanit, regjizori ashtu siç parashikohet edhe nga rregullat e autoriteteve në rast urgjence, është futur në karantinë së bashku me familjen, nga ku gjithçka më pas ka rezultuar fatale. Pas vdekjes së babait, ka qenë nëna ajo që është larguar nga jeta, më 14 shkurt vetë regjizori dhe më pas motra e tij.

Ngjarja e Chang Kai, 55 vjeç, është rikujtuar edhe nga një neurolog i studioja e filmave të Hubeit, shoqëri për të cilën ai punonte dhe kishte lënë edhe letrën e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet