Revoltë në një burg të meksikës, dhjetëra viktima

Disa dhjetëra persona kanë rrezikuar jetën pas një revolte në burgun Monterrey, në verilindje të Meksikës, bëri të ditur media lokale, një ditë pas vizitës së Papa Françeskut në vend. Forcat e specializuara për rendin dhe qetësinë në rast protestash si dhe ambulancat kanë shkuar menjëherë në burgun Topo Chico nga pamjet shfaqeshin shtëllunga tymi, sipas stacioneve televizive.

Televizioni Televisa njofton për një bilanc paraprak për 30 të vdekur ndërsa Milenio TV raportonte për 50 të vdekur.

Një zyrtar i zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme tha për median se revolta në mesin e të burgosurve u shënua pas mesnate, e cila u përshkallëzua me akte dhune për mëse dy orë.

Sipas së përditshmes Milenio dhe Reforma, revolta shpërtheu pas përpjekjes për arratisje, një veprim i mirë organizuar nga ana e të burgosurve.

Ky incident u regjistrua një ditë pas vizitës së Papa Françeskut në Meksikë ku pritet të vizitojë një qendër për të burgosurit në Ciudad Juarez, në kufirin amerikan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet