Revolucion në Venezuelë: Trump njeh Guaido-n si President të vendit

Juan Guaido është president ad interim në Venezuele, pasi një grusht shteti largoi qeverinë e Nicolas Maduro. Donald Trump e ka njohur zyrtarisht atë, si presidenti i Venezuelës. Vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve presidenciale. Protestat që filluan të martën nuk kanë kaluar pa viktima. Ndërkohë është rritur bilanci i protestuesve që kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për 16 veta. Janë 278 të ndaluarit nga Policia. Presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani i ka kërkuar autoriteteve të respektojnë popullin e vet. Kina, Rusia, Turqia dhe Irani i kanë kërkuar SHBAve të mos ndërhyjë në Venezuelë. "Të gjitha palët e përfshira të tregohen racionale dhe të ekuilibruara", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Hua Chunying. Sipas tij duhet kërkuar "zgjidhje politike për çështjen venezuelane nëpërmjet një dialogu paqësor, brenda kornizës së Kushtetutës së Venezuelës". Brazili, Kanadaja, Peru-ja, Ekuadori, Kosta Rika dhe Paraguaj e kanë njohur legjitimitetin e Guaido-s, por nuk do të marrin pjesë dhe as nuk do të mbështesin një ndërhyrje ushtarake në vend. BE ka kërkuar respektimin e të drejtave civile në vend dhe ndalimin e dhunës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet