Riforcohet dhe ndërtohet muri mbrojtjes mes Greqisë dhe Turqisë. Projekti nis punën muajin tjetër

Autoritetet greke kanë nisur planin për ngritjen e një muri i cili do të jetë në kufirin tokësor Greqi-Turqi në zonën Evros. Policia greke “ELAS”, që nga e shtuna e kaluar, u ka bërë ftesë të interesuarve për tenderin përkatës ndaj pesë kompanive më të mëdha të ndërtimit për projektin.

Projekti në fjalë, ka qenë pika e diskutimit mes drejtorit të ekzekutivit në Agjencinë e Monitorimit të Kufirit në Bashkimin Europian “FRONTEX”, Fabrice Leggeri dhe Ministrit të Mbrotjes, Michalis Chrysochoidis.

Projekti i ndërtimit të murit përfshin dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me riforcimin e ndalesës aktuale e cila shtrihet për mbi 12.5 kilometra përmes Kastanies dhe Nea Vyssas, e cila është dëmtuar gjatë krizës së marsit kur mijëra emigrantë u përpoqën të kalojnë kufirin grek.

Pjesa e dytë e projektit, përfshin ndërtimin e 27 kilometrave të reja të ndalesës në zonën Ferres. Plani sipas parashikimit, do të nisë nga puna muajin tjetër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet