Rihapen kufijtë në Europë, por rikthehen zonat e kuqe

Normaliteti i fundit në Spanjë pas hapjes nga koronavirusi duket se po dështon. Që prej ditës së djeshme pas hapjes së kufurit dhe ardhjes së vizitorëve të parë, autoritetet kanë ngritur alarmin për një rrikthim të “Fazës 2” të virusit në tre distrikte të Aragonës, pas zbulimit të tre rasteve mes punëtorëve të disa agjencive bujqësore lokale dhe disave në ambjente familjare. Zonat që kanë nisur të rifuten në karantinë janë zona e Huescas, në të cilin jetojnë mbi 70.000 persona.

Në Gjermani, pas nisjes së përhapjes së infektimit R0, niveli ka arritur nga 1.79 në 2.88, ku një rrugë e gjitha në Guetersloh është mbyllur dhe banorët janë futur në karantinë të detyruar. “Është diçka jashtë normales të jetosh në karantinë dhe rrethohesh nga rregulla. Por kemi vendosur të instalojmë një zonë të limituar. Për personat në karantinë do aplikohen masa speciale për shëndetin dhe sigurinë”, deklaron Berit Rurup, ndihmëse sociale.

Hipoteza për një valë të re është në diskutim edhe në veri të Wellsit, pas zbulimit të virusit mes punonjëve të një fabrike në Anglesey. Të 75 punëtorët kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që ata janë në izolim total dhe fabrika është mbyllur.

Portugalia shikon pas përsa i përket kryeqytetit Lisbona, e cila ka regjistruar edhe pikun me raste të reja. “Të gjitha dyqanet, kafetë dhe lokalet do të mbyllen në orën 20.00”, ka deklaruar në televizionin publik, kryeministri i vendit Antonio Costa.

Sipas autoriteteve, infektimet e reja janë shkaktuar për shkak të aktiviteteve prodhuese në zonat me dendësi të madhe popullsie. Në Portugali deri tani ka patur një impakt jo të madh të infektimit. Në total nga 40.000 raste, shifra ka zbritur në 1.500 raste të fundit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet