Rio de Janeiro në gjendje alarmi. Qeveria sulm gjigand kundër narkotrafikantëve

Mijëra policë kanë vërshuar rrugëve të Rio De Janeiros në një sulm gjigand kundër narkotrafikantëve të cilët janë të shumtë në rrugët e qytetit të njohur. Me qindra persona të arrestuar mes tyre edhe fëmijë. Mbi 2 mijë e gjysmë tonelatë drogë është sekuestruar. Operacioni ka çuar në bllokimin e rrugëve kryesore dhe ndalimin e fluturimeve nga dhe jashtë qytetit.

Fillimisht janë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë në lagjet e varfëra dhe më pas edhe ato të zonave të pasura dhe rajonet e bizneseve. Policia ka hyrë me forcë në zonat e kontrolluara nga kartelet e drogës, duke hyrë në çdo rrugë dhe në çdo shtëpi. Paradoksi i Rios, njëra nga zonat më turistike të vendit, është se rajoni po përjetonte një valë të madhe dhune e nisur menjëherë pas Lojërave Olimpike 2016.

Qeveria ka dërguar mbi 10 mijë agjentë policie në rajon do të cilët do të qëndrojnë atje deri në fund të këtij viti. Teksa festa e karnavaleve është duke u afruar, autoritetet u kanë kërkuar turistëve të jenë tepër të kujdesshëm nga situata në qytet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet