Roma kërkon lirimin e gazetarit të arrestuar në Turqi

Ministria italiane e punëve të Jashtme kërkoi lirimin e një gazetari, Gabriele Del Grande, arrestuar më 9 prill nga autoritetet turke ndërkohë që ndodhej pranë kufirit sirian për të pyetur refugjatët. “Ministria dhe ambasada e Italisë po ndjekin me shumë kujdes rastin e Gabriele Del Grande, që prej fillimit”, theksoi ministria në një komunikatë. Ajo theksoi se në sajë të sensibilizimit të ndërmarrë nga Italia që prej fillimit të kësaj çështjeje, Del Grande ka mundur të flasë dje me të afërmit e tij. Por, kjo nuk mjafton dhe ministria kërkon lirimin e tij në respektim të plotë të ligjit. Sipas medias italiane, Gabriele Del Grande, 34 vje, ndodhej në kufirin turko-sirian duke marrë në pyetje refugjatët kur ata ishin ndaluar nga autoritetet turke. Gjatë bisedës që ka pasur me familjen, njoftoi sot “La Repubblica”, ai theksoi se ishte futur në një grevë urie dhe fton të gjithë të mobilizohen që të drejtat e tij të respektohen. “Jam mirë, nuk më kanë prekur as ‘fijen e flokut’, por më kanë konfiskuar telefonin dhe të ardhurat edhe pse nuk më kanë gjetur asnjë shkelje”, theksoi ai duke shtuar se dokumentet e tij ishin të rregullta dhe se nuk ishte lejuar të bënte kërkesë për një avokat. Me origjinë nga Toskana, Gabriele Del Grande është autor i një dokumentari mbi refugjatë sirianë dhe palestinezë të paraqitur në Mostra de Venise në 2014. Ai po përgatiste aktualisht një libër për luftën në Siri dhe lindjen e grupit të Shtetit Islamik. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet