Francë/ Të Gjelbërit festojnë suksesin në zgjedhjet lokale

Kryeministri Philippe vërtet arriti të imponohej në qytetin portual të Le Havre. Ai qe shprehur kundër bashkimit të posteve dhe iu desh që të jepte dorëheqjen si kryeministër për t'u bërë kryetar bashkie. Ai e kishte mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në Le Havre nga viti 2010 deri në 2017.

Përndryshe, partia e Presidentit Macron, La République en Marche, dështoi në shumë komuna. Fillimisht, ajo dëshironte të dilte partia më e fortë në Paris dhe gjithashtu të arrinte surpriza në qytete të tjera. Pasuesit e Macron-it nuk ishin në gjendje të hidhnin rrënjë në ambjentet lokale për partinë e Macronit, të themeluar në vitin 2016. "Sigurisht që ne ndiejmë zhgënjim këtë mbrëmje", pranoi zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye në kanalin TV France 2.

Qëllimi i partisë së Macronit për të krijuar një bazë të gjerë me shumë kryetarë bashkish nuk u arrit. Performanca e dobët në zgjedhjet lokale do t'i nxisë proceset e shpërbërjes brenda partisë. Si pasojë, Macroni do ta ristrukturojë plotësisht qeverinë. Edhe organizime krejt të reja të ministrive janë të mundshme.

Zgjedhje balotazhi pati në pothuajse 5000 komuna. Për të dhënë votën qenë thirrur mbi 16 milionë votues - kjo i përgjigjet rreth një të tretës së atyre që kanë të drejtë të votojnë në Francë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet