Rrëfehet para gjykatës vrasësi i gazetarit sllovak Jan Kuciak

Është një ish-ushtarak i liruar, i cili ka pranuar vrasjen e gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe të fejuarës së tj Martina Kusnirova. Një vit nga vrasja e tyre, njëri nga të dyshuarit kryesorë Miroslav Marcek, ka rrëfyer para gjykatës. Sipas deklaratës urdhëri është dhënë nga kryeministri Marian Korcer, i cili tashmë po përballet me çdo përgjegjësi. Mbi të dhe persona të tjerë të lidhur në këtë çështje, gazetari ishte duke hetuar dhe kishte gjetur një lidhje të fortë mes politikës dhe mafies.

Mbi valën e hetimit të kësaj lidhjeje politikë-mafie, është zgjedhur aktivistja Zuzana Caputova, si presidente e republikës sllovake. Caputova, e cila kishte bashkëpunuar ngushtë me Kuciak për këtë fakt, ka luftuar ashpër kundër korrupsionit gjatë kohës së fushatës elektrorale para se të zgjidhej presidente e vendit.

Vrasja e gazetarit ishte pjesë e një plani kriminal i cili kishte marrë në shënjestër edhe dy prokurorë dhe një ish-ministër. Për fat të mirë, plani u zbatua deri në vrasjen e gazetarit, por nuk ka arritur të përmbushet plotësisht pas tij, ndërsa personat ndodhen të gjallë duke vazhduar punën e tyre.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet