Kujdes! Rregulla të forta për gratë shtatzëna që duan të udhëtojnë në SHBA. 'Turizmi i lindjve', shumë strikt

Vendimi më i fundit që po diskutohet nga qeveria amerikane, bën të ditur nga zyrtarët amerikanë se duhet specifikuar mënyra e bërjes së rregullave të reja të cilat duhet të hyjnë në zbatim me efikasitet. Sipas zyrtarëve, u kërkohet diplomatëve, konsullarëve dhe oficerëve të vizave, “të mos pyesin direkt një grua nëse është shtazënë”. “Nuk duhet absolutisht të pyetet asnjë aplikant për vizë (grua) nëse është shtatzënë, derisa të kesh një arsye të fortë të besosh se ajo është shtatzënë dhe ka plan të lindë fëmijën brenda territorit të SHA-së. Duhet gjithçka të dokumentohet me shkrim. Nuk duhet pyetur madje edhe nëse aplikantja do të ngelet shtazënë gjatë kohës së qëndrimit në tokën amerikane”.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit, kanë nënvizuar se do të ketë “arsye shumë të forta specifike” për të dalë tek çështja në fjalë nëse aplikanti deklaron se do të shkojë në SHBA për një procedurë mjekësore, arsye e cila është tashmë e deklaruar në aplikim. Nuk është përjashtuar mundësia e një skanimi me kamer të jashtme pas pergjigjeve të pyetjeve nga oficerët e intervistës, por kurrësesi nuk duhet pyetur një grua direkt nëse është shtatzënë. Madje, nuk do të kërkohet edhe test shtatzanie për ta vërtetuar.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, “ndryshimi i rregullave bëhet për rritjen e sigurisë publike, sigurisë kombëtare si dhe integritetin e sistemit të emigracionit” edhe pse nuk është publikuar asnjë e dhënë e cila tregon se në të kaluarën ka patur kërcënim kombëtar për shkak të procesit të “turizmit të lindjeve”.

Këto lloj vizash do të jepen për një afat 10 vjeçar, kështu që gjithkush mund të aplikojë për vajtjen në SHBA shumë kohë përpara se të mendojë ose të ketë një shtatzani. “Kjo është një mënyrë shumë më efektive për të dyja palët”, nënvizojnë zyrtarët.

Qeveria amerikane nuk e specifikon thjesht “turizmi i lindjeve”, duke deklaruar se numri i lindjeve në vend nga gratë të cilat vijnë nga jashtë vendit ka shkuar në rreth 10 mijë lindje çdo vit gjatë viteve të fundit. Departamenti i Shtetit thekson se mijëra fëmijë janë lindur në SHBA me tipin e vizës së biznesit dhe turizmit. Por ky lloj rregulli do të ndryshojë duke vendosur më pas rregulla shumë preçize.

Po ky institucion, nuk ka bërë të ditur se ligji në fjalë nuk e përcakton qartë se “turizmi i lindjeve”, do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë. Qeveria do të ushtrojë trysninë e fortë të emigracionit dhe ligjit duke dënuar dhe përballur me ligjin, për të gjithë ata do të përfitojnë përmes kësaj lloj indistrie.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet