Rregullore të reja për gratë në Arabi

Arabia saudite ka miratuar një ligj i cili lejon gratë të udhëtojnë vetëm, jashtë vendit. Rregullorja e re e Ministrisë së brendshme deri tani parashikonte që gratë duhej të kërkonin leje nga meshkujt para se të udhëtonin. Sipas dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare në Arabinë Saudite më 2 Gusht, ishte paraqitur që: “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”.

Para rregullores në fjalë gratë (pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë) dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit. Gjithashtu me të njëjtën rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit, si dhe për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet