Rrëshqitje dheu në Kinë, 25 viktima

25 viktima ka shkaktuar një valë e rrëshqitjeve të tokës, në një zonë malore në jugperëndim të kinës. "Gjatë operacionit të kërkimit të të mbijetuarve u përfshinë më shumë se 200 punonjës të ndihmës së shpejtë, pas përmbytjeve të 71 shtëpive në fshatin Gengdi, në provincën Sichuan dy ditë më parë”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua. 577 persona nga 157 familje janë prekur nga fatkeqësia. Në Qershor, kanë vdekur të paktën 10 persona dhe 93 të tjerë janë shpallur të humbur pas përmbytjeve në fshatin Xinmo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet