Rrëzohet avioni në periferi të moskës. 71 viktima. Asnjë i mbijetuar

Avioni i njërës prej linjave ruse është rrëzuar në periferi të Moskës. Lajmi është dhënë nga agjencia ruse e lajmeve Itar-tass. Sipas agjencisë dhe informacioneve më të para., në bordin e avionit ndodheshin 71 persona. Bëhet fjalë për avionin Antonov An-148 i kompanisë Saratov.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti Domododovo nga kryeqyteti rus dhe ishte drejtuar për në Orsk në rajonin e Orenburgut. Punonjësit e policisë bëjnë të ditur se avioni është rrëzuar vetëm disa minuta pasi ishte ngritur dhe ka rënë në zonën e fshatit Argunovo. “Punonjësti e ekujpazhit dhe pasagjerët nuk kanë patur asnjë mundësi shpëtimi”, ka deklaruar njëri nga punonjësit e shërbimit së urgjencës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet