Rrëzohet helikopteri i marinës, tre viktima

Një helikopter i ushtrisë greke është rrëzuar në detin Egje pranë ishullit Dodekanisi, gjatë një stërvitjeje të marinës, në bordin e së cilit ndodheshin tre anëtarë të ekuipazhit të cilët rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi sot Ministria greke e Mbrojtjes. ”Mbetjet e helikopterit u gjendën pranë Kinaros nga ekipet e forcave të shpëtimit që vijojnë ende kërkimet për gjetjen e dy pilotëve dhe të një tekniku”, bëri të ditur ministria. “Sinjali i helikopterit humbi rreth orës 00:45 GMT dhe një sinjal termik u lokalizua rreth orës 02:40 GMT në zonën malore të Kinaros”, sqaroi një zëdhënës i marinës duke specifikuar se një njësi e forcave komando dhe zjarrfikës po vijojnë kërkimet pranë ishullit të vogël me shpresën për gjetjen e ekuipazhit. “Nuk kemi mundur ende të rekuperojmë të gjitha pjesët e helikopterit, zona ishte shumë e vështirë për të kryer monitorimet “, shpjegoi kreu i forcave të armatosura, Evangjelos Apostolaqis.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet