Rrihet barbarisht lideri i komunitetit hebre të Argjentinës

Kryetari i rabinëve të argjentinës Gabriel Davidoch u shtrua në spital pasi u rrah brutalisht nga disa të panjohur të cilët hynë në mes ta natës brenda shtëpisë së tij. Organizata e tij e ka parë këtë si një sulm antisemit. "E dimë se kush je", kishin thirrur ata, duke i referuar organizatës hebreje. Komuniteti i tyre u godit nga një atentat në vitin 1995, ku gjetën vdekjen 84 persona. Kriminelët e kanë rrahur rabinin para gruas së tij, duke i thyer disa brinjë, dhe kanë vjedhur para dhe objekte të tjera me vlerë. Autoritetet e kanë trajtuar këtë akt si krim të zakonshëm, por alarmi i dhunës ndaj këtij komuniteti është i lartë. Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu e ka dënuar rëndë këtë veprim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet