Rritet krimi dhe dhuna në universitetet greke gjatë viteve të fundit

“Rritja e dhunës dhe e mos zbatimit të rregullave në 16 universitete greke është rritur shumë gjatë viteve të fundit, duke arritur në 53 vetëm gjatë vitit të kaluar”, sipas të dhënave nga rektori i universitetit të maqedonisë, Achiellas Zapranis. Ngjarje të tilla kanë ulur besueshmërinë e universiteteve nga persona të papërgjegjshëm të cilët kanë lidhje me drogën, sulmet mes dhe ndaj studentëve, madje duke marrë peng edhe profesorë.

Në total, 24 raste krimesh janë regjistruar për këto 16 universitete gjatë dy viteve të fundit. Zapranis shton se në vitin 2016 numri u rrit me 35 duke arritur 53 në vitin e kaluar. Vetëm brenda dy muajve të parë të këtij viti kanë ndodhur 4 incidente. 35 sulme dhe pakënaqësira janë regjistruar vetëm në universitetin Aristoteli të selanikut. Muajin e kaluar në Athinë hetuesit urdhëruan në hetim mbi raportin e rritjes së dhunës dhe shkeljes së ligjit në universitetet greke.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet