Rritja e racizmit në Gjermani bën që shërbimet sekrete të rrisin vigjilencën ndaj ekstremistëve

E djathta ekstreme përbën problem serioz në Gjermani. Kreu i ri i Shërbimit sekret gjerman, Thomas Haldenëang, deklaroi se do të rritet numri i agjentëve të sigurimit për problemet e ekstremisteve të djathtë në vend. Lajmin e dha gazeta Sueddeutsche Zeitung. Haldenëang tha se e djathta ekstreme ka krijur një dinamikë të re veprimesh në vend. ‘’Fakti që protestuesit e zakonshëm u bashkuan me ekstremistët në rrugët e Chemnitzit në gusht dhe shtator treguan se urrejtja kundër të huajve po bëhet gjithnjë e më e përhapur, jo vetëm në Gjermaninë Lindore”, tha Haldenëang. Maassen u shkarkua për vëzhgime të diskutueshme mbi dhunën raciste në Chemnitz.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet