Rrjetat gjigande të merimangave mbulojnë liqenin Vistonida në Greqi

Një liqen në veri të greqisë, është transformuar ekzaktësisht në skenën e një filmi horror pasi është mbuluar me mbi 1000 meter rrjetë e mbushur me merimanga. Ujërat e bregut, bregu dhe pemët përreth kanë qenë krejtësisht të mbuluara nga rrjeta dhe merimanga. Ekspertët theksojnë se ky është një fenomen i rrallë si rezultat i mijëra Tetragnathave, të njohura si merimangat tërheqëse, të cilat vijnë në rajon për shkak të temperaturave të ngrohta.

Këto lloj merimangash janë të njohura për ngritjen e rrjetave dhe foleve në afërsi të zonave të lagështa, pasi ato kanë mundësi edhe të ecin mbi ujë. Rritja edhe e numrit të madh të mushkonjave ka bërë që merimangat të sulen drejt rajonit në kërkim të ushqimit duke ngritur foletë për shumim. “Ngjarja ka ndodhur për shkak të mbipopullimit të merimangave. Në rajon ka një shumicë ushqimi për to”, është shprehur biologu për parkun Euterpe Tatetsini.

Biologu ka kërkuar nga banorët e zonës që të kenë kujdes, pasi rrjetat e merimangës do të përhapen shumë më tej për shkak të temperaturave të ngrohta dhe rritja e lagështirës përbën një moment ideal për rritjen dhe shumimin e merimangave. “Kushtet klimaterike janë ideale për shumimin e tyre”, shton Patetsini.

E njëjta ngjarje është përsëritur po në Greqi muajin e kaluar, ku rritja e temperaturave bëri që një sipërfaqe e madhe gati 1500 metrash të mbulohej nga rrjetat e merimangave të mbushura me to në zonën lindore të liqenit Aitoloko.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet