Rrufetë godasin Gjermaninë, 51 të plagosur

Rrufetë godasin sërish Europën. Të paktën 51 persona mbetën të plagosur nga rrufetë që goditën një grup njerëzish, të cilët po ndiqnin festivalin e rokut ‘Rock Am Ring’, në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Ky festival është një traditë 31 vjeçare, e cila mbledh bandat më të mira të rokut ndërkombëtar. Rrufetë kanë rezultuar fatale për Evropën javën e kaluar, pasi kanë shënuar një viktime dhe kanë plagosur 14 të tjerë, mes tyre edhe 8 fëmijë në një park të Parisit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet