Rumunët skllavëronin bashkëkombasit. Pesë arrestime në Ragusa

Pesë shtetas rumunë janë arrestuar në Ragusa të italisë për rrëmbim, bashkëpunim dhe trafik të qënieve njerëzore, si dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj minorenëve. Arrestimet janë kryer pas një operacioni të fuqishëm disa ditë pas hetimeve të shuma në bashkëpunim me prokurorinë e Catanias.

Operacioni u krye pas denoncimit nga një qytetar rumun i ardhur në Itali, pasi këtij të fundit i ishte premtuar një vend i mirë pune nga disa bashkëkombas të tij. Burri ka përshkruar kushtet shumë të këqija në të cilat jetonte së bashku me 12 rumunë të tjerë. Ai ka deklaruar se punonte falas nëpër kampe refugjatësh.

Viktimat e trafikuara qëndroni të mbyllur me çelës në shtëpi, hanin ushqim të skaduar dhe disa prej vajzave minorene detyroheshin të prostituonin. Menjëherë nëse prej tyre rebelohej dhe nuk zbatonte rregullat e grupit apo tentonte të denonconte, ushtrohej dhunë fizike mbi të.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet