Rusët e pasur po hapin klinika në shtëpi për t'u ruajtur nga Covid-19. Blejnë ventilatorët dhe maskat më të mira

Të pasurit e rusisë kanë menduar të vetëkarantinohen, ndërkohë që spitalet publike duket se janë të vetmet institucione që marrin në dorë pacientë të infektuar. Por kanë dalë publikisht fakte të mbledhura nga një grup i mirë intervistash, se “rusët e pasur janë duke ngritur klinika në shtëpitë e tyre për të qenë të sigurt se do të kenë kujdes më të mirë nëse infektohen nga Covid-19”. Madje, burimet e informacionit nuk kanë munguar, duke deklaruar se shumë prej tyre janë duke blerë ventilatorë dhe maskat e mira të cilat kanë treguar deri tani se kanë shpëtuar persona në disa raste.

“Ne kemi gjetur një ventilator shumë të mirë për ajrin dhe po mundohemi të gjejmë edhe një tjetër”, ka deklaruar njëra nga familjet moderne. Ata kanë shtuar se aparatura kushton 22.500 dollarë, por “është në listë një kohë pritjeje prej 8 muajsh”.

Sepse ventilatorët ndihmojnë pacientët të marrin frymë teksa mushkëritë e tyre sëmuren, ata tashmë janë bërë njëri nga aparatet mjekësore më të shitura për momentin në të gjithë botën. Teksa sistemi italian shëndetësor është përkeqësuar për shkak të koronavirusit dhe pacientët janë në rrezik shumë të madh, doktorët vunë re se ata nuk kanë ventilatorë të mjaftueshëm për t’i shëruar ata duke vendosur me ose pa dëshirë se cili pacient do të jetojë ose vdesë.

Skenari i tmerrshëm shumë shpejt ngriti alarmin në pjesën më të madhe të vendeve duke bërë që kërkesa e madhe për ventilatorë të shihet si biznes i madh. Si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, kanë deklaruar se “do të përballen me mungesën e ventilatorëve nëse koronavirusi do të arrijë nivelin kritik duke kërkuar të prodhohen më tepër”. Në mënyrë që aparatura të përdoret vetëm për popullsinë e vendit, disa qeveri kanë bllokuar shitjen e aparaturave jashtë vendit.

Pavarësisht se Rusia ka vetëm 253 raste me koronavirus, ky numur po rritet dita-ditës. Duket se Rusia ndodhet në një fillim të mbarë në krahasim me vendet e tjera kur vjen puna për ventilatorë. Sipas Headway Group, kompani e cila monitoron tenderat e qeverisë, Rusia në total ka rreth 43.000 ventilatorë në spitalet shtetërore përreth vendit, ose një mesatare prej 29 ventilatorësh për 100.000 banorë, shifër e cila është më e lartë se ajo në Itali me 8 ventilatorë për 100.000 banorë. Pjesa më e madhe e blerësve janë privatë dhe janë këta klientë të cilët kanë bërë edhe 30 për qind të shitjes totale përgjatë dy javëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet