Rusi. Arrestohen 100 besimtarë muslimanë pas lutjes të së premtes nga policia

Mbi 100 besimtarë muslimanë janë dënuar për disa orë pas lutjes së fundjavës jashtë Moskës. Besimtarët janë përballur me një numur të madh personasht me armë dhe maska menjëherë pasi kanë dalë jashtë derës së një xhamie në qytezën Mytishchi në veri të Moskës.

Një dëshmitar okular i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes, tregon se disa oficerë policie të mbuluar me maskë kanë mbërritur para derës së xhamisë duke i çuar besimtarët në polici me akuzën e “denoncimit nga banorët e zonës për zhurmë të madhe”. Uniformat i detyruan besimtarët të hipin në dy autobusë nga ku më pas kanë qëndruar për disa orë në ambjentet e policisë rajonale.

“Nuk kemi dhënë asnjë deklaratë ose të jemi marrë në pyetje për akuzën false të ngritur ndaj nesh. Kemi qëndruar mbi pesë orë në rajonin e policisë dhe më pas jemi liruar. Nuk na pyetën dhe nuk na thanë asgjë”, tregon njëri nga besimtarët.

Banorët në afërsi të xhamisë Mytishchi duket se nuk kanë bërë asnjë denoncim për personat e shumtë, pasi ata e dinë që besimtarët mblidhen atje çdo të premte. “Na futën në autobuzë sikur të ishim thasë me patate”, u shprehën besimtarët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet