Rusia i përgjigjet negativisht thirrjeve të SHBAsë për armëpushim në Aleppo

Rusia nuk ka pranuar kërkesën e SHBAsë për armëpushim në Aleppo. Moska zyrtare ka deklaruar se do të intensifikojë bombardimet ajrore ndaj rebelëve, në ndihmë të ushtrisë së drejtuar nga Bashar al Assad. Lajmi është bërë publik nga Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin. Peskov ka shtuar më tej se SHBA nuk i është përmbajtur plotësisht marrëveshjes së nënshkruar nga Lavrov dhe Kerry. Në bazë të akordit të gjenevës, Rusia dhe SHBAja do të bashkonin trupat e tyre në luftën kundër ISIS dhe frontit të Al-nusra, nëse Moska do ët ndërpriste sulmet mbi rebelët. Molla e sherrit në Siri është presidenti Bashar al Assad. Ai gëzon mbështetje të plotë nga Putin, ndërsa për amerikanër largimi i tij do t’i hapte rrugë një procesi të ri politik. Konflikti që vazhdon më shumë se 5 vite, ka bllokuar miliona persona, që po vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm dhe medikamenteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet