Russiagate, nën hetim operacionet financiare Kushner

Në Shba vazhdojnë hetimet ndaj dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, i akuzuar se ka bashkëpunuar më rusët për të favorizuar fitoren e republikanit Trump në zgjedhje. Prokurori special i ngarkuar me hetimet Russiagate Robert Mueller, ka marrë në dorë dosjen me të gjitha operacionet financiare tregtare të bëra nga Jared Kushner, këshilltarin më të ngushtë të presidentit Trump. Lajmin e raporton Washington Post, duke cituar burime investigative që flasin për operacionet financiare të njerëzve të tjerë, shumë afër Trump, si psh: ish këshilltari për sigurinë kombëtare Michael Flynn dhe ish përgjegjësi i fushatës se tycoon, Paul Manafort dhe Carter Page.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet