SHBA dëbon një pjesë të diplomatëve kubanezë për shkak të sulmit akustik

Qeveria amerikane thekson se Kuba dështoi në mbrojtjen e diplomatëve amerikanë

Qeveria amerikane ka dëbuar 15 diplomatë kubanezë, duke u arsyetuar se Havana ka dështuar në mbrojtjen e diplomatëve amerikanë nga sulmi misterioz akustik. Ndërkohë, ministri i jashtëm kubanez Bruno Rodriguez e ka quajtur lëvizjen si “të papranueshme”. Departamenti amerikan i shtetit dha urdhër madje për lëvizjen e më tepër se gjysmës së diplomatëve të vendit nga kryeqyteti kubanez Havana. Me tepër se gjysma e diplomatëve vuajtën nga një sëmundje e pashpjegueshme në kryeqytet.

“Vendimi u morr pasi Kuba dështoi në marrjen e masave mbrojtëse ndaj diplomatëve amerikanë në lidhje me të drejtën ligjore sipas konventës së vjenës. Ky vendim do të sjellë barazi në marrdhëniet tona diplomatike”, është shprehur sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson gjatë një deklarate për shtyp.

Një zyrtar i departamentit të shtetit, ka shtuar se kjo lëvizje do të thotë se Ambasada e kubës në Washington DC është përgjysmuar dhe ka po atë numur sa ka edhe Ambasada amerikane në Havanë. Por problemi më i madh për të gjithë këtë rëmujë diplomatike do të rëndojë për kubanezët. Marrja e vizave të udhëtimit për në SHBA është ndaluar deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që Ambasada kubaneze është detyruar që të kryejë edhe shumë shërbime të tjera jashtë funksionit normal të punës.

“Ne do të vazhdojmë të kemi marrdhënie diplomatike me kubën dhe do të bashkëpunojmë në lidhje me hetimin e këtij sulmi”, ka deklaruar Tillerson, duke shtuar se “qeveria amerikane nuk e di akoma metodën dhe arsyen si ndodhi sulmi akustik ndaj diplomatëve në ambasadën amerikane”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet