SHBA dhe Rusia, luftë e përbashkët kundër ISIS

Donald Trump dhe Vladimir Putin ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Isis, derisa të mposhtet. Kjo është ajo cfarë thuhet nga deklarata e përbashkët për Sirinë e miratuar nga presidenti i SHBA dhe presidenti rus pas një interviste të shkurtër në Samitin e Apec në Vietnam. Agjencitë ruse gjithashtu e raportojnë atë. Trump dhe Putin kanë konfirmuar angazhimin e tyre ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë dhe kanë ftuar të gjitha palët e përfshira në konfliktin sirian që ti përmbahen procesit të paqes në Gjenevë, duke theksuar se nuk ka një zgjidhje ushtarake për krizën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet