SHBA hyn me forcë brenda Konsullatës së Kinës në Houston

Kina kundërshton “hyrjen me forcë” brenda ambjenteve të Konsullatës së Përgjithshme kineze në Hjuston të Teksasist. Agjentët federalë amerikanë dhe punonjës të policisë kanë hyrë me forcë brenda ambjenteve të ndërtesës së konsullatës. Tek hyrja kryesore janë parë disa makina, një makinë për heqjen e bazave materiale, dy furgona të bardhë duke hyrë brenda ambjenteve.

“Ndërtesa e konsullatës është ndërtesë diplomatike dhe sipas ligjit ndërkombëtar është pronë e shtetit të kinës. SHBA-ja nuk mund të kalojë dhe të futet me forcë në ndërtesë në asnjë mënyrë, të përcaktuar sipas Konventës së Vienës për Marrdhëniet Konsullore dhe Marrveshjes Konsullore SHBA-Kinë”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Wang Wenbin.

Jin Yongming, kërkues i njohur në Akademinë e Shkencave Sociale në Shanghai, ka deklaruar se “ka një procedure ligjore për mbylljen e konsullatës së një vendi në një vend tjetër, dhe vendi ku ndodhet konsullata duhet të japë arsye të pakundërshtueshme për vendin që ka konsullatën”. Edhe nëse SHBA ka kërkuar mbylljen e konsullatës, ndërtesa është marrë me qera ose mbahet nga shteti kinez. Autoritetet amerikane nuk kanë asnjë të drejtë të futen me dhunë në ndërtesë pa miratimin e konsullit të përgjithshëm..

”SHBA ka dhunuar Konventën e Vjenës dhe Marrveshjen Konsullore në të cilën edhe SHBA është pjesmarrëse. Artikulli 27 i konventës kërkon që shtetet të mbrojnë territorin e tyre brenda një vendi tjetër, të mbrohet ndërtesa, arkiva dhe siguria e punonjësve edhe gjatë ndërrimit ose mospasjes së një konsulli drejtues”, deklaron Wang.

Zhao Xin, pedagoge në Shkollën e së Drejtës Ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë ka deklaruar se “sipas Konventës së Vjenës, vendi pritës nuk ka asnjë të drejtë të marrë ndërtesën me forcë edhe në rast konflikti me armë apo edhe në rastin kur të dyja vendet kanë krisje të forta diplomatike apo edhe kur konsullata ose ambasada tërhiqet përkohësisht ose për një kohë të gjatë”.

Pasi SHBA urdhëroi mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Huston brenda 72 orësh, qeveria kineze u kundërërgjigj menjëherë duke urdhëruar Shtetet e Bashkuara të mbyllin Konsullatën e Përgjithshme Amerikane në Chengdu. Menjëherë janë parë automjete dhe makina private si dhe punonjës të konsullatës amerikane në Chengdu, teksa kanë hipur në makina me valixhet e tyre dhe automjete që largojnë bazën materiale brenda ndërtesës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet