SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë pengjet mes tyre. Zvicra ndërmjetëse

Në Zyrih “me ndërmjetësinë e zvicrës”, ndërmjetësi sino-amerikan Xiyue Wang nga Universiteti Princtown, është liruar nga autoritetet iraniane në këmbim të kërkuesit dhe shkencëtarit të dënuar në SHBA, Massoud Soleimani. Në mes të një grindjeje të fortë diplomatike mes teheranit dhe uashingtonit, gjithçka është vendosur në shkëmbimin e të burgosurve, proces i cili ndez dritën jeshile të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Soileimani, studiues bërthamor, ishte arrestuar nga autoritetet amerikane me akuzën e “dhunimit të sanksioneve ekonomike”, duke kërkuar të dërgojë materiale biologjike nga SHBA-ja në Iran. Tensionet mes të dyja vendeve janë ngritur në majë që kur presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga bisedimet në lidhje me marrveshjen bërthamore të firmosur mes teheranit dhe disa vendeve të zhvilluara në maj të vitit 2018, duke vendosur sanksione më të rënda ekonomike kundër iranit, gjë e cila ka ndezur keq raportet mes tyre.

Teksa shkëmbimi i të burgosurve prezanton një pike të arritur në uljen e tensioneve për çështjen e vet, Irani duhet të përballojë sanksionet amerikane si dhe të shohë protestat shumë të forta në nivel kombëtar, të cilat kanë provokuar vdekjen e qindra personave dhe shumë të plagosur mes civilëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet