SHBA-ja përpiqet kot të rinovojë embargon e armëve nga Irani në OKB. Zyrtari iranian përqesh vendimin

Njëri nga zyrtarët më të lartë të sigurisë iraniane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mundën të fitojnë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për embargon ndaj iranit. Humbja e energjisë nga SHBA duke vazhduar të vendosë embargo ndaj nesh, ka provokuar reagimin e fortë nga Rusia si dhe një pakënaqësi nga aleatët amerikanë”, ka shkruar në Twitter, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Supreme, Ali Shamkhani. “Bota nuk toleron më sulmin dhe gënjeshtrën. Fundi i këtij synimi është shkatërrimi i bashkësive”, ka shtuar ai.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Washingtoni po konsideron “çdo mundësi” për rinovimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shitjen e armëve të iranit ndaj vendeve të tjera. Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka deklaruar sot në mëngjey se “Irani nuk do të pranojë rinovimin e ndalimit të armëe nga OKB-ja”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet